ju prezentojme...
     
Faqja e pare

About Page

Foto Faqja

Qa ka 3

Kontakt Faqja / Contact Page

Faqet e preferuara

Art

radiomania

InfoRK plus Moti

V.I.PZone

ju prezentojm...

interesante...

pak pak humor

 

TOP ALBANIA-nje storie e sukseshme
Quhet Dritan Hoxha dhe antenat e tij jane bere pjese integrale e panorames se Tiranes. Per te thone qe eshte Berluskoni i Shqiperise. Ajo e cila eshte e sigurt, eshte qe Hoxha, 34 vjec, eshte aktualisht sipermarresi i eterit me suksesin me te madh ne Vendin e Shqiponjave. Brenda pese vitesh ka krijuar nje perandori. E tija Top Albania Radio ka kapur 80 perqind te audiences kombetare. 11 perqindeshi i mbetur eshte pervetesuar nga rrjeti satelitor (prape i tij) Top Gold. I vetem zoteron 90 perqind te publicitetit radiofonik dhe, tv i tij, Top Channel, i lindur vetem dy vjet me pare, eshte numri nje mes rrjeteve private.

Selia e perandorise se tij multimediatike ngjan nje Ufo e sapo zbritur ne qender te Tiranes: per ironi te fatit, priramida e madhe e mermerte, xham dhe hekur, duhej te ishte mazoleumi i diktatorit te vdekur Enver Hoxha. Por pas renies se regjimit, Dritani nuk la ti shpetonte rasti dhe kjo piramide eshte tashme perandoria e tij. Jo keq per njerin qe ne '91-shin kishte ardhur ne Itali pa asnje lire ne xhep. "Eshte e vertete, kam filluar nga hici", konfirmon: "U pranova ne nje ndermarrje te Valtellina-s ku prodhoheshin videogames. Me pas vendosa te kthehem ne Shqiperi".

Fillimet nuk kane qene te lehta: "Fale ndihmes se nje miku italian, nisa te importoja kafe. Dhe ky ishte fati im". Sot nuk ka bar, restorant, hotel qe nuk sherben Lori Caffe-ne e tij. Mishela zoteron mbi 60 perqind te tregut shqiptar. "Ishte pikerisht kafeja qe beri te me realizohej ajo qe ishte endrra ime: te hapja nje radio", tregon: "Ja besova gjithcka nje djaloshi dj shqiptar, qe e kisha njohur ne Itali. I thashe qe doja nje radio moderne, per te rinjte. Dhe e imja Top Albania Radio nuk ka rivale. Dy vjet me pare, pastaj, konkretizova nje tjeter enderr: te hapja nje TV. Tani Top Channel eshte numri nje ne vend. Dhe neser botime e kinema. Shpejt do te hapim te paren te permuajshme te madhe per familjen, nen shembullin e atyre italiane".

Sot, Dritan Hoxha nuk ka rivale, edhe sepse paguan ke punon per te me dyfishin e asaj qe ofrojne konkurentet e tij. Per kete ka mundur te shkule nga antenat rivale gazetaret dhe tekniket me te mire. "Mosha mesatare e bashkepunetoreve te mi eshte 25 vjec", shpjegon: "Vetem ne TV, punojne rreth dyqind persona. Te zgjedhur nga une personalisht". Per momentin mbeshtet qe nuk do te zbrese ne politike. Por ne Tirane ka kush betohet qe e verteta eshte nje tjeter. Dhe qe shpejt Dritan Hoxha do te synoje te arrije edhe majat e pallateve te politikes.

  radiomania@kamenica.net

 

per informata ma t'hollsishme
00381/28072289mob.0037744244164
STAY TUNED ON 98.8 ZONE...
te ne eshte MUZIKA MA E MIRE...
24 ORE MBI KAMENICE
 

JENA KA PUNOJM VALLA...
UNDER CONSTRUCTION
 
   
 

radio Kamenica 98.8FM